KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.

Sipas këtij vendimi, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në tregje, rrugë, sheshe dhe në oborret e institucioneve publike, për periudhën nga 25 dhjetori 2025 deri më 10 janar 2026.

Përjashtim nga kjo ndalesë bën nata e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 janar 2026.

Komuna bën të ditur se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për zbatimin e vendimit do të kujdesen Inspektorati Komunal, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Stacioni Policor Dragash.

Urdhëresa ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë vendim në interes të sigurisë së përgjithshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.