Dr. Festim Bislimi është specialist i Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës, i angazhuar në ofrimin e kujdesit mjekësor për pacientët në Kosovë.
Ai merret me diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh të veshit, hundës dhe fytit, përfshirë patologjitë e laringut, sinuseve, infeksionet akute dhe kronike, si dhe çrregullimet e dëgjimit dhe frymëmarrjes.
Në praktikën e tij përfshihen edhe ndërhyrje funksionale dhe estetike, si rinoplastika dhe otoplastika. Gjithashtu, merret me trajtimin e tumoreve të lëkurës në regjionin e fytyrës, veçanërisht në zonën e hundës dhe veshëve.
Konsultat specialistike paraprake realizohen në Poliklinikën Medical Ferizaj, rruga “Driton Islami”, 70000.
Për informata dhe caktim të terminit:
045 205 793 (personal)
048 66 11 19 (Poliklinika)
