Partitë politike në Kosovë kanë deklaruar shuma të ndryshme të donacioneve dhe kontributeve në të holla, sipas raporteve financiare për periudhën korrik–shtator 2026.
Sipas të dhënave të paraqitura, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar gjithsej 5 mijë e 500 euro donacione dhe kontribute në të holla. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar 30 euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar 500 euro.



Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka deklaruar donacione dhe kontribute në të holla në të dhënat e shqyrtuara.
Këto shuma paraqesin donacionet dhe kontributet në të holla të deklaruara nga partitë për periudhën përkatëse dhe nuk përfshijnë kategori të tjera të financimit apo shpenzimeve të tyre. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

