Shkëndija e Tetovës ka uruar Harry Kanen për fitimin e Topit të Artë, duke i kujtuar edhe përballjet me sulmuesin anglez në kohën kur ai ishte pjesë e Tottenham Hotspurit.
“Krenarë që rrugët tona u kryqëzuan me fituesin e Topit të Artë!”, thuhet në urimin e klubit tetovar, që shoqërohet me mesazhin e urimit për yllin anglez.
Për Shkëndijën, ky është një rast i veçantë për të kujtuar momentet kur u përball me një futbollist që sot qëndron në majën e futbollit botëror.
Harry Kane, i cili shkëlqeu me Tottenhamin përpara se të transferohej te Bayern Munichu, tashmë e ka arritur kulmin e karrierës individuale me fitimin e çmimit më prestigjioz individual në futboll.
Një urim që i rikthen në kujtesë përballjet e Shkëndijës me një emër që sot shkruan histori! /Zëri
