KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e 10-të e protestët “Jo në emrin tim”, sonte në shesh bashkohet edhe Violetë Kukaj

Dita e 10-të e protestët “Jo në emrin tim”, sonte në shesh bashkohet edhe Violetë Kukaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në ditën e dhjetë të protestës, Kukaj do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet të performojë edhe disa nga këngët e saj.

Përveç Violetë Kukajt, para protestuesve do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentja Anisa Rukiqi dhe veteranja e luftës çlirimtare, Meli Bajrami.

Protesta “Jo në emrin tim” është duke u zhvilluar për të dhjetën natë radhazi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimet kanë vijuar çdo mbrëmje në sheshin e kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se synojnë të shprehin qëndrimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe zhvillimeve që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë.

Protesta e sonte nis në orën 21:00, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë e madhe, me qytetarë dhe figura publike që vazhdojnë t’i bashkohen organizimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.