KOSTT ka njoftuar se sot do të realizohen punime të domosdoshme në transformatorin energjetik TR1, në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1.
Sipas njoftimit të KOSTT-it, për shkak të intervenimit në TMRR të transformatorit, nga ora 10:30 deri në 11:30 do të bëhet shkyçja e tij, transmeton IndeksOnline.
Gjatë kësaj periudhe, konsumatorët që furnizohen nga ana 10 kV e këtij transformatori do të mbesin pa energji elektrike. Reduktimi i parashikuar i ngarkesës është deri në 20 MW.
Nga KOSTT bëhet e ditur se këto punime janë të nevojshme për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe për funksionimin e qëndrueshëm të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
Burimi: indeksonline.net ↗

