KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dështuan të bëhen deputetë – Kurti i rehaton në Qeveri ata që s’i votoj populli as për t’u bërë pjesë e Kuvendit

Dështuan të bëhen deputetë – Kurti i rehaton në Qeveri ata që s’i votoj populli as për t’u bërë pjesë e Kuvendit

Dështimi për të siguruar një ulëse në Kuvend nuk i ka lënë jashtë institucioneve disa prej kandidatëve që garuan në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Një pjesë e tyre tashmë janë emëruar zëvendësministra në Qeverinë e Albin Kurtit, ndërsa të tjerë kanë marrë pozita këshilltarësh në ekzekutiv.

Në mesin e emrave të emëruar dominojnë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por në pozita qeveritare janë përfshirë edhe përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë që mbështesin Qeverinë.

Më 15 shtator, kryeministri Albin Kurti njoftoi emërimin e 27 zëvendësministrave në dikastere të ndryshme qeveritare. Nëntë prej tyre ishin kandidatë të LVV-së në zgjedhjet parlamentare, por votat e marra nuk u mjaftuan për të fituar një mandat në Kuvend.

Emrat e tyre dhe pozitat që kanë marrë janë:

  • Hysni Mehani – zëvendësministër në Ministrinë e Financave;

  • Agon Batusha – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal;

  • Triera Kasumi-Berisha – zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë;

  • Jeton Mehmeti – zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;

  • Ali Dula – zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal;

  • Enver Dugolli – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme;

  • Zef Morina – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit;

  • Nora Arapi-Krasniqi – zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit;

  • Arsim Berisha – zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Emërimet nuk përfunduan me kaq. Më 14 tetor, Kurti emëroi edhe Viktor Buzhalën në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edhe Buzhala kishte qenë kandidat për deputet, por nuk kishte arritur të siguronte ulëse në Kuvend.

Nga listat zgjedhore në pozita ekzekutive

Përveç zëvendësministrave, në ekipin e kryeministrit është përfshirë edhe Ragmi Mustafi, nga Lugina e Preshevës, i cili nuk arriti të bëhej deputet dhe aktualisht shërben si këshilltar i Albin Kurtit.

Ndërkohë, LVV-ja përfaqësohet në Kuvend me 53 deputetë. Për mbështetjen e Qeverisë llogariten edhe nëntë deputetë nga komunitetet joshumicë, tetë prej të cilëve u përkasin komuniteteve joserbe, ndërsa njëri është Nenad Rashiq, përfaqësues i komunitetit serb.

Përfshirja e kandidatëve të pasuksesshëm në zgjedhje në poste të tjera institucionale është një praktikë që është shfaqur edhe më herët në politikën kosovare. Politikanë që nuk kanë fituar mandate apo poste përmes votës kanë vazhduar angazhimin e tyre në institucione të tjera të pushtetit, përfshirë administratën qeveritare dhe kabinetet e drejtuesve institucionalë.

Rasti i emërimeve të fundit në Qeverinë Kurti tregon se një pjesë e kandidatëve që nuk arritën të hyjnë në Kuvend kanë vazhduar rrugëtimin e tyre politik përmes funksioneve në ekzekutiv./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.