Në seancën e fundit gjyqësore ndaj gjyqtarit të akuzuar Gjoko Ristov, eksperti i palës mbrojtëse Emilio Frishçiq dëshmoi se shkrimi në shënimet me shumat e gjetura pranë eurove të muruara në shtëpinë e prindërve të tij i përket nënës së gjyqtarit, Donka Ristova.
Prokurorja Iskra Haxhi-Vasileva e vlerësoi ekspertizën si profesionale, por e cilësoi si përpjekje të mbrojtjes për të mbuluar faktin se në folitë e parave është gjetur ADN-ja e gjyqtarit.
Ndërkohë, vjehrri i Ristovit dëshmoi se kishin ndihmuar financiarisht me 70 mijë euro për blerjen e banesës së çiftit, ndërsa mbrojtja njoftoi se ende nuk po arrin të kontaktojë dëshmitarin kyç,biznesmenin Ljupço Pecov – “Djalli”.
Mbrojtja vazhdon të pretendojë se paratë i përkasin nënës dhe se akuzat ndaj gjyqtarit janë të pabazuara.(Tv21)

