KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kemi me i humbë edhe disa muaj” – Ahmeti pas kërkesës për rikthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

“Kemi me i humbë edhe disa muaj” – Ahmeti pas kërkesës për rikthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

Opinionisti Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësimin se Kosova mund të humbë edhe disa muaj duke u marrë me çështje juridike lidhur me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ahmeti ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë kanë vendosur mekanizma të shumtë për të garantuar “kushtetueshmërinë” e Gjykatës Speciale.

“Kqyre veç po e kam drojën që kena me humbë edhe disa muaj tu u marrë me teknikalitete juridike për me u shpërla tash ata që janë ngutur qatëherë edhe mandej me thënë ‘qe qetash e bonëm, qe qetash është në përputhje me Kushtetutën’”, tha Ahmeti në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“O njerëz, kanë punuar ekspertat ndërkombëtarë që na e kanë betonu në Kushtetutën tonë.
Ata e kanë ditur që kur të vijnë dënimet ne kemi me mundu me e bo këtë”.

“Po nuk e dini sa siguresat na i kanë qit gjithkund. Po ta ka bërë edhe në Gjykatë Kushtetuese dhomën e posaçme…ta ka bërë që gjykata nuk mshelet pa aminin e Bashkimit Evropian”.

Ai madje paralajmëroi se çfarë do të bënte potencialisht BE-ja po të vihej në veprim ligji në fjalë.

“E para o kanë në qoftë se do me thënë ‘kqyre a e di çka s'po ma nin hiç ne s'e respektojmë hiç këtë farë gjykate dhe kena me u mundu me çdo kusht me i kthy ata’, e që është veprim politik, e që mendoj që nuk e kemi as kaçikun e as mundësinë me e bë tash se në momentin që ky ligj kish kalu, t'ia kishin nisur me vepru. Unë jam jo 100%, 150% i bindur që na i kishin qitë sanksionet e ndihmave ekonomike të BE-së edhe ja kishin nisë me na e bë këtë presion”.

“A po kupton se duhet me qëndru tash ata mbas krejt investimit që e kanë bërë në këtë punë”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.