KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I vdes gruaja kosovare, shtetasi nga Shqipëria “lufton” për 3 vajzat e tij! (VIDEO)

I vdes gruaja kosovare, shtetasi nga Shqipëria “lufton” për 3 vajzat e tij! (VIDEO)

Është baba i 3 vajzave dhe vet kujdeset për to.

Agim Biba i cili është shtetas i Shqipërisë, që nga paslufta punon e jeton në Kosovë.

E në 2017 ai filloi të bashkëjetonte me gruan e tij kosovare, me të cilën tani ka 3 fëmijë.

Por gjithcka për familjen ndryshoi kur bashkëshortja ndërroi jetë në shtator të 2026-ës.

Agim Biba ka një hall, vajzat e tij tani figurojnë vetëm në emër të gruas së tij të ndjerë, e jo edhe të babait.

Biba është në kërkim të një zgjidhjes nga institucionet e Kosovës ngase i duhet të kthehet në Shqipëri.

E këtë vendim ai do e marrë ngase në Prishtinë ku ka jetuar krejt këto vite, e tani edhe në Fushë Kosovë ku banon momentalisht, nuk po gjen asnjë mundësi për jetë të mirë.

Agim Biba nuk ka ndalur asnjëherë tentimet e tij për të ditur se kush është përgjegjës për regjistrimin e vajzave në emrin e tij.

 Nga Komuna e Prishtinës atë e udhëzuan në Gjykatë, mirëpo edhe aty ai thotë se e kthyen mbrapshtë.

 Më 14 tetor, nga Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë e nisen një shkresë për drejtorin e Gjinekologjisë në QKUK pëër tërheqje të fletëlëshimit të spitalit për vajzat.

 Situata ka mbetur në këtë pikë, ngase Biba dhe bashkëshortja e tij nuk qenë të kurorëzuar ligjërisht.

 Derisa, në një përgjigje të Komunës së Prishtinës për Kiks Kosovën, thanë që Sektori i Gjendjes Civile nuk ka kompetencë të bëjë vërtetimin e atësisë, pasi kjo çështje i takon gjykatës kompetente.

Pas pranimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, zyra e gjendjes civile është e detyruar ta zbatojë atë dhe të regjistrojë të dhënat përkatëse në aktin e lindjes së fëmijës.

Sipas tyre, kur nëna nuk është e gjallë dhe atësia nuk është njohur e regjistruar, nevojitet vërtetimi i atësisë përmes gjykatës kompetente.

Neni 110 i Ligjit për Familjen i Kosovës përcakton se padinë për vërtetimin e atësisë mund ta paraqesin personi që e konsideron veten baba të fëmijës, fëmija dhe nëna e fëmijës. Fëmija mund ta paraqesë padinë në çdo kohë. Nëse fëmija është i mitur ose nuk ka aftësi për të vepruar dhe nëna nuk është e gjallë, padinë në emër të tij mund ta paraqesë kujdestari, me lejen e organit të kujdestarisë.

E një qytetare tjetër ka një shqetësim ndryshe.

Është nënë vetëushqyese dhe djalin e ka 5 vjeç. E sa e vështirë është të përkujdeset për të, në kushtet e Kosovës, tregon për Kiks Kosovën B. Ll, një qytetare nga Vushtrria e cila jeton tash e 13 vjet në Fushë Kosovë.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet përditë, diçka tjetër e shqetësoi në 4 muajt e fundit.

Fjala është për mbështetjen e Komunës së Fushë Kosovës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down.

 Në kuadër të angazhimit për përfshirje sociale dhe përkrahje të familjeve që kanë

nevojë për mbështetje institucionale, Komuna me 2 qershor të 2026-ës hapi thirrje publike për mbështetje financiare për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down.

 Mirëpo aplikimi i B. Ll nuk u pranua nga Komuna, ngase nuk plotësohej një prej kritereve, që aplikuesi të ishte banor i regjistruar i qytetit më së paku prej 3 vjetësh.

 Përkujdesja për djalin me spektër autik, B. Ll po i kushton shtrenjtë.

 Me vetëm 120 euro social, ajo tregon se si as tek logopedi nuk mundi ta dërgonte të birin, meqenesë kushtonte 400 euro të cilat nuk kishte ku t’i gjente.

 Ankesat e zonjës i refuzuan kategorikisht në komunë.

 Madje ajo thotë që në një takim i kishin thënë se nuk ka qenë banorë rezidente e Fushë Kosovës dhe se shtesat ishin të ndara nga qeveria.

 Madje në një vendim që iu dha asaj, thuhej se ankesa nuk i plotësonte kriteret.

 Derisa B. Ll shton se ka 2 vjet që merr social nga e njëjta komunë pa asnjë telash.

 Derisa Kiks Kosova, ka kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës të di se cfarë kritere duhej të plotësonin aplikuesit që të përfitonin nga këto shtesa, cfarë ndodhi me ata banorë që ndonëse janë banorë të kahershëm të kësaj komune por nuk janë banorë të regjistruar, a u kanë takuar këto shtesa, nese jo pse dhe a kanë pasur ankesa nga ndonjë prej banorëve?

 Mirëpo deri në transmetimin e kësaj kronike, nuk morëm përgjigje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.