Deri në 100 oficerë të zbatimit të ligjit hynë me nxitim brenda Qendrës Islamike të San Diegos, kur morën telefonatën se kishte potencialisht një person aktiv në vendin e adhurimit, tha Scott Wahl, shefi i Departamentit të Policisë së San Diegos.
Pasi mbërritën, panë tre persona të vdekur jashtë, tha ai në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.
Kjo “i detyroi ata të angazhoheshin në një reagim aktiv ndaj të shtënave” dhe të hynin brenda ndërtesës, tha Wahl.
“Ata u detyruan të thyenin dyert për të hyrë në të gjitha dhomat e ndryshme. Kishte diku midis 50 dhe 100 oficerë policie brenda atij objekti”, tha Wahl.
E imami Taha Hassane, drejtor i Qendrës Islamike të San Diegos ku ndodhën të shtënat, e quajti “të papranueshme të synosh një vend adhurimi”.
“E di që është kohë pikëllimi, kohë trishtimi. Nuk kemi përjetuar kurrë një tragjedi si kjo më parë. Dhe në këtë moment, e tëra çfarë mund të them është të dërgojmë lutjet tona dhe të qëndrojmë në solidaritet me të gjitha familjet në komunitetin tonë këtu”, tha Hassane.
Ai shtoi se xhamitë e tjera dhe të gjitha vendet e adhurimit “duhet të mbrohen gjithmonë”.
“Është jashtëzakonisht e papranueshme të shënjestrosh një vend adhurimi”, tha Hassane.
Njerëzit vijnë në qendrën islamike për t’u lutur, për të festuar dhe për të mësuar, tha Hassane.
Ai falënderoi forcat e rendit dhe udhëheqësit e qeverisë që u shfaqën dhe “qëndruan në solidaritet me ne”. /Telegrafi/