KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti flet për periudhën kur ishte lojtar i Prishtinës dhe pjesëmarrjen me kryeqytetasit në garat evropiane

Haliti flet për periudhën kur ishte lojtar i Prishtinës dhe pjesëmarrjen me kryeqytetasit në garat evropiane

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Haliti nuk la pa përmendur gjithashtu as Prishtinën klub me të cilin po ashtu ka fituar trofe si dhe është paraqitur në arenën evropiane.

“Te Prishtina gjithmonë luftohet për tituj dhe normal që presioni është i madh. Te Prishtina edhe nëse mbesin me junior ekipi i parë, presioni është i njëjtë, kërkohet trofeu”.

“Por për mua gjithmonë kam pas qejf presionin, sepse më ka shti gjithmonë me dhënë maksimumin prej vetes dhe me koncentru hala më shumë”.

“Arena ndërkombëtare është diçka tjetër. Kush e ka përjetu e di, në njëfarë mënyre nuk e përfaqëson veç klubin, po edhe shtetin”.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, dhe për fat të keq, ndoshta ju kujtohet. Jena eliminu me penallti, nëse nuk gaboj, nga Fola Esch e Luksemburgut”, ka thënë Haliti mes tjerash.

Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.