Media britanike Sky News ka publikuar fotografi dhe raportim nga vala e fundit e protestave antiqeveritare në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Sipas raportimit të Sky News, protestuesit kanë hedhur gurë, flakadanë dhe mjete ndezëse në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me shkopinj gome, topa uji dhe gaz lotsjellës.
Në protestë janë përfshirë edhe studentët, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit, rritjen e investimeve në arsim dhe luftimin e korrupsionit.
Sky News thekson se kërkesat e studentëve janë bërë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Media britanike ka publikuar edhe fotografi nga protestat, duke dokumentuar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytetin shqiptar.

