KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dëmtimi i gypit të ujit në Shkabaj, KRU Prishtina del me njoftim të ri

Dëmtimi i gypit të ujit në Shkabaj, KRU Prishtina del me njoftim të ri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues në lokacionin Shkabaj.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të intervenimit, furnizimi me ujë është duke u rikthyer gradualisht në zonat e prekura dhe pritet që gjatë ditës së sotme të normalizohet plotësisht.

Nga kjo ndërprerje janë prekur disa zona, përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin, lagjen Kalabria, si dhe zona të tjera që mund të kenë pasur ndikime të përkohshme.

“Punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues në lokacionin Shkabaj kanë përfunduar me sukses falë angazhimit të ekipeve të KRU ‘Prishtina’”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga kjo kompani është bërë e ditur se furnizimi po rikthehet në mënyrë graduale.

“Pas përfundimit të intervenimit, furnizimi me ujë është duke u rikthyer gradualisht dhe gjatë ditës së sotme pritet të normalizohet plotësisht në zonat e prekura”, thuhet më tej.

KRU “Prishtina” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së realizimit të punimeve.

“Falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së realizimit të punimeve”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.