Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se disa rrugë në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë, si pasojë e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, defekti ka ndodhur në gypin kryesor të ujësjellësit AC, në rrugën “Sabrije Vokshi-Bija”, ndërsa pa ujë kanë mbetur rrugët “Mithat Frashëri 1, 2 dhe 3” dhe “Bajram Curri”.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar nga një operator privat.
Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

