KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

DASh për Kosovën: Probleme me trafikim e mosndëshkim (VIDEO)

DASh për Kosovën: Probleme me trafikim e mosndëshkim (VIDEO)

Nga 14 në 13. Kaq është rënia e numrit të viktimave të identifikuara të trafikimit brenda vitit në Kosovë, krahasuar me atë paraprak.

Kjo u evidentua në raportin e ri të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë fenomen, ku sipas të njëjtit, të gjitha viktimat ishin femra dhe ishin shfrytëzuar nga marrësit për trafikim seksual, raporton Klan Kosova.

E pikërisht për këta të fundit, dokumenti vë në pah mangësi të insitucioneve.

Kritika ka edhe për angazhimin e shtetit për mbrojtjen afatgjatë të viktimave.

Sa i përket formave të rekrutimit, DASh-i thekson se gratë dhe vajzat joshen përmes premtimeve të rreme.

Përveç viktimave vendore, trafikantët shfrytëzojnë edhe gra dhe vajza nga vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.