KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit

“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në seancën e sotme plenare, ka folur rreth inflacionit në vend.

Ai tha se pothuajse të gjitha familjet në Kosovë po përjetojnë rëndë rritjen e çmimeve në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjithë jemi dëshmitarë për inflacionin e tmerrshëm që kemi përjetuar këto vitet e fundit në Republikën e Kosovës, nuk ka familje kosovare, mund ta them 99% e familjeve kosovare detyrohen që çdo muaj të ulen dhe të diskutojnë rreth buxhetit familjar, rreth të hyrave mujore që nuk po i mbulojnë shpenzimet mujore”.

“Sa herë që një familje kosovare del në treg apo market për të blerë ushqim, i vërejnë që çmimet çdo ditë e më tepër po rriten, e fatkeqësisht asnjëherë nuk zbresin. Sa herë nj familje kosovare del për të blerë veshmbathje për veten dhe fëmijët e tyre, vëren po të njëjtën gjë. Natyrisht, çdo familjare kosovare që ka në pronësi të tyre një automjet, sa herë që shkon në pompë të benzinës, vëren po të njëjtën gjë”.

“Por të njëjtën brengë, në atë 1% që e lash pa e përmendur, të njëjtën brengë nuk e ndajnë kryesisht disa familje, e që ndër to bëjnë pjesë edhe pushtetarët këto gjashtë vitet e kaluara, që natyrisht nuk e ndjenjë këtë brengë”, tha ai.

Ai po ashtu foli edhe për tenderat “në katër sy”, dhe çmimin e fryrë të banesave në kryeqytet.

“Prandaj kam një lutje për neve deputetët, të jemi më shumë vigjilent në punën e ministrave”, bëri thirrje ai.

“Sidomos ju të pushtetit sepse në emrin tuaj janë fituar këto vota, e pushteti po vazhdon me dallavere duke falur 4 euro metrin katror të ndërtesave të shtetit, pra pronën e shtetit, pronën e qytetarëve të Kosovë. Me shpresën që po dëgjon dikush, lus Prokurorët që të fillojnë hetimet në këto raste”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.