KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Pse mungojnë barnat?”, deputetja e PDK-së kërkon llogari nga Ministria e Shëndetësisë

“Pse mungojnë barnat?”, deputetja e PDK-së kërkon llogari nga Ministria e Shëndetësisë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe terapive të nevojshme në institucionet shëndetësore, duke kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë për gjendjen me të cilën po përballen pacientët.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka kritikuar deklaratat e ministrit Arben Vitia, për rritjen e buxhetit për shëndetësi, duke theksuar se kjo rritje nuk po reflektohet në trajtimin që marrin pacientët, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka marrë si shembull rastin e një gruaje të sëmurë nga kanceri, e cila, sipas saj, është larguar nga Onkologjia pa marrë terapinë e përshkruar.

Deliu ka ngritur shqetësimin se familjet e pacientëve po detyrohen të kërkojnë borxh për të siguruar barnat e nevojshme, në një kohë kur institucionet flasin për miliona euro të ndara për shëndetësi.

“Çfarë vlere ka për të kjo rritje, kur familja duhet të kërkojë borxh për t’ia blerë barin?”, ka pyetur ajo.

Deputetja ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë përgjigje konkrete se pse po mungojnë barnat, kur pritet të sigurohen ato dhe si do të mbulohen shpenzimet për pacientët që detyrohen t’i blejnë vetë terapitë.

Në reagimin e saj, Deliu ka theksuar se pacientët që po përballen me sëmundje të rënda nuk duhet të përballen edhe me pasigurinë për sigurimin e trajtimit.

Ajo ka kërkuar që rritja e buxhetit të ndihet drejtpërdrejt te pacientët, duke paralajmëruar se institucionet duhet të japin llogari për çdo ditë që pacientët mbeten pa terapinë e përshkruar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.