Crystal Palace ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Shakhtar Donetsk, derisa Rayo Vallecano e mposhti Strasbourg, në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës.
Palace zhvilloi një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 1-3.
Pas vetëm 23 sekondave, Palace mori epërsinë përmes Isamila Sarr që shënoi pas asistimit të Matetas (1’).
Megjithatë, Shakhtar arriti të barazonte falë Oleg Ocherertko që shënoi me kokë pas harkimit të Elias (47’).
Sidoqoftë, Palace arriti të rikthente epërsinë. Ihste Daichi Kamada që u gjend në vendin e duhur për të realizuar nga afërsia (58’).
Kurse, fitoren e vulosi Larsen që realizoi pas asistimit të Kamadas (84’).
Ndërkohë, në anën tjetër – Rayo Vallecano e mposhti Strasbourg me rezultat minimal 1-0.
Alemao ishte heroi i vendasve që shënoi me kokë një gol fantastik pas asistimit të Palazon (54’).
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen javën tjetër, ku edhe do të mësohen dy finalistët e Ligës së Konferencës./Telegrafi/