KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Clintonët refuzojnë të dëshmojnë në Kongresin amerikan për Epstein

Clintonët refuzojnë të dëshmojnë në Kongresin amerikan për Epstein

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në hetimin për Jeffrey Epstein përballë Kongresit dhe rrezikojnë t’i shpallin “përçmim” të Kongresit.

Ish‑presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish‑Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton refuzuan më 13 janar të paraqiten për të dëshmuar në një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me pedofilin e ndjerë, Jeffrey Epstein, çka ka tensionuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre me kreun e Komitetit për Mbikëqyrje, republikani James Comer dhe rrezikojnë të shpallen në “përçmim të Kongresit”.

Në një letër të gjatë drejtuar Comerit, Clintonët thanë se vendosën të mos paraqiten, duke shkruar se “çdo person duhet të vendosë kur është mjaftueshëm dhe gati të mbrojë vendin e tij dhe parimet e tij, pa marrë parasysh pasojat”, dhe se për ta tani ishte koha të kundërshtonin procesin, raporton newyorktimes.

Comer e ka shtyrë afatin për paraqitjen e tyre dhe ka kërcënuar të përdorë fuqinë e Kongresit për t’i shpallur ata në ‘përçmim’ të Kongresit nëse nuk paraqiten për depozitimin personal.

Kjo është një masë serioze që në teori mund të çojë në referim kriminal te Departamenti i Drejtësisë, megjithatë nuk është e zakonshme të përdoret ndaj ish‑presidentësh.

Clintonët argumentuan në letrën e tyre se thirrjet për t’u dëshmuar personalisht janë “të pavlefshme dhe juridikisht të papërshtatshme”, dhe se ata tashmë i kanë dorëzuar komitetit deklarata nën betim të ngjashme me ato që janë pranuar nga dëshmitarë të tjerë të thirrur. Ata deklaruan se nuk kanë njohuri relevante për hetimin dhe sulmuan komitetin duke thënë se po i përdorë hetimet për qëllime politike.

As Bill Clinton dhe as Hillary Clinton nuk janë akuzuar për ndonjë keqbërje në lidhje me Jeffrey Epstein, dhe të dy kanë thënë se nuk dinë asgjë të rëndësishme për krimet e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.