Chelsea i ka vënë sërish syrin yllit të Barcelonës, Fermin Lopez. Klubi londinez po e monitoron nga afër progresin e mesfushorit spanjoll, i cili është vendosur si një nga lojtarët më të talentuar në futbollin evropian, siç e demonstroi edhe një herë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao në Arabinë Saudite .
Pasi u përpoqën ta nënshkruanin verën e kaluar, thuhet se po shqyrtojnë një tjetër transferim.
Gazetari Ekrem Konur raporton se në përpjekjen e tyre për të ndihmuar trajnerin e ri Liam Rosenior , klubi londinez është i përgatitur të bëjë një investim të konsiderueshëm: 150 milionë euro për dy lojtarë, Fermin dhe Rafael Leao.
Chelsea e sheh të diplomuarin e akademisë si një talent të ri me potencial të madh. Burime në Angli tregojnë se drejtorët sportivë të klubit vlerësojnë veçanërisht aftësinë e Ferminit për të thyer linjat, intensitetin e tij pa top dhe shpirtin e tij konkurrues – cilësi që i përshtaten profilit të kërkuar nga projekti i ‘Stamford Bridge’.
Edhe pse nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për momentin, interesi mbetet dhe, sipas të njëjtave burime, mund të intensifikohet në afatet e ardhshme të transferimeve.
Ndërkohë, si përfaqësuesit e lojtarit ashtu edhe ata të Barçës janë të përqendruar në Superkupën e Spanjës dhe i japin përparësi qëndrimit në klub.
Vlen të përmendet, siç raportoi Mundo Deportivo verën e kaluar , se klubi nuk ishte i gatshëm të dëgjonte asnjë ofertë për lojtarin nën 70 milionë euro.
Pa dyshim, pas fillimit të fortë të sezonit nga lojtari, kërkesat e Barçës janë rritur./Telegrafi/