Një person ka ushtruar dhunë fizike nga gruas së tij të mërkurën rreth orës 23:45, në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia.
“Me 24.06.2026, rreth orës 23:45, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të ‘dhunës në familje’ në Ferizaj. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia”, thuhet në njofitm.
Po ashtu siç thuhet në njoftim viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si ‘lëndim trupor’, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
