Brentfordi ka krijuar një epërsi të dyfishtë ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League, e cila po zhvillohet në “Gtech Community Stadium”.
Vendasit po udhëheqin me rezultat 2:0, ku protagonist absolut i pjesës së parë është Keane Lewis-Potter.
Sulmuesi anglez zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të pas një asistimi nga Jaidon Anthony, duke kaluar Brentfordin në avantazh. Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 26-të (25′), Lewis-Potter gjeti sërish rrugën e rrjetës për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij dhe për të kompletuar dopietën personale.
Në anën tjetër, Evertoni po has vështirësi të mëdha në fazën mbrojtëse, ndërsa Vitaliy Mykolenko u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 24-t. /IndeksOnline/
🚨 Keane Lewis-Potter with a brace.
🏴 Brentford 2-0 Everton
https://t.co/xeWk1f7cGx
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2026
🚨 Keane Lewis-Potter scores for hosts.
🏴 Brentford 1-0 Everton
https://t.co/XMvELfaG7n
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2026

