KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pingpongu në Ferizaj po rikthehet fuqishëm, “Ahmet Hoxha” dhe KPP “Rilindja” po kultivojnë talente të reja

Pingpongu në Ferizaj po rikthehet fuqishëm, “Ahmet Hoxha” dhe KPP “Rilindja” po kultivojnë talente të reja

Shkolla e Pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe Klubi i Pingpongut (KPP) “Rilindja” në Ferizaj po vazhdojnë me sukses traditën e pingpongut, e cila daton që nga viti 1992, duke i kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimit dhe promovimit të talenteve të reja.

Nën udhëheqjen e trajnerëve Alban Hoxha dhe Besnik Behluli, si dhe zëvendëstrajnerit Leventi, klubi ferizajas po arrin rezultate të rëndësishme në garat vendore.

Një ndër sukseset më të mëdha të klubit është ngritja e ekipit të vajzave në Superligë brenda vetëm një viti, duke dëshmuar përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të stafit dhe sportisteve.

Suksese të veçanta janë shënuar edhe në garat individuale. Meti është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U9, Sara dhe Olti kanë fituar titullin e nënkampionit të Kosovës, ndërsa Erina ka siguruar vendin e tretë.

Ndërkohë, talentet e reja Olti Behluli dhe Sara Hoxha kanë grumbulluar së bashku plot 23 kupa, duke dëshmuar potencialin dhe suksesin e tyre në këtë sport.

Me këto rezultate, Shkolla e Pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe KPP “Rilindja” synojnë të vazhdojnë rrugën e sukseseve në garat e Kosovës, me ambicie për të përfaqësuar denjësisht Ferizajn edhe në arenën ndërkombëtare.

Puna me gjeneratat e reja dhe vazhdimi i traditës shumëvjeçare mbeten shtyllat kryesore të këtij klubi, i cili po dëshmon se pingpongu në Ferizaj ka të ardhme premtuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.