KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Blerina Muhaxheri nderohet në Venedik me çmimin ndërkombëtar “ATHENA – The Queen of Arts”

Blerina Muhaxheri nderohet në Venedik me çmimin ndërkombëtar “ATHENA – The Queen of Arts”

Artistja shqiptare Blerina Muhaxheri ka shënuar një tjetër sukses në rrugëtimin e saj artistik, duke u vlerësuar në Venedik me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “International Prize ATHENA – The Queen of Arts”.

Ky çmim iu nda artistes përmes veprës së saj artistike “Hija e portretit tim”, e cila përfaqëson jo vetëm shprehjen e saj krijuese, por edhe një dimension të rëndësishëm të identitetit dhe kulturës shqiptare.

Përmes artit të saj, Muhaxheri vazhdon të promovojë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se arti mbetet një urë e fuqishme komunikimi mes kulturave dhe popujve.

Ky vlerësim përbën një moment të veçantë në karrierën e artistes, duke i shtuar një tjetër sukses prezantimit të artit shqiptar përtej kufijve kombëtarë.

Urime Blerina Muhaxherit për këtë arritje dhe përfaqësimin dinjitoz të artit dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare!

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.