KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bizneset e Kosovës dhe Turqisë takohen në Prishtinë për bashkëpunime të reja

Bizneset e Kosovës dhe Turqisë takohen në Prishtinë për bashkëpunime të reja

Më 29 shtator, në Emerald Hotel në Prishtinë, do të mbahet takimi Kosovë – Turqi B2B Business Meeting, i cili do të bëjë bashkë përfaqësues të kompanive nga të dyja vendet.

Ngjarja organizohet nga Türkiye Exporters Assembly (TİM), në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, me synim krijimin e kontakteve të reja mes bizneseve, zhvillimin e partneriteteve dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim tregtar.

Takimi B2B është pjesë e vizitës së delegacionit tregtar turk në Kosovë, që zhvillohet në Prishtinë nga 28 deri më 30 shtator 2026.

Në kuadër të takimeve do të marrin pjesë kompani turke nga sektorë të ndryshëm, përfshirë industrinë ushqimore, tekstilin, kozmetikën, pajisjet mjekësore, materialet e ndërtimit, mobiliet, industrinë automobilistike, makineritë bujqësore, inxhinierinë dhe produktet kimike.

Përmes takimeve të drejtpërdrejta, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësi të njihen me ofertat dhe aktivitetin e bizneseve pjesëmarrëse nga Turqia, të shkëmbejnë kontakte dhe të diskutojnë për mundësi të reja partneriteti.

Türkiye Exporters Assembly (TİM) është organizata ombrellë e shoqatave të eksportuesve në Turqi dhe përfaqëson mbi 150 mijë kompani eksportuese.

Takimi do të nisë në ora 10:00, ndërsa kompanitë e interesuara për pjesëmarrje mund të regjistrohen paraprakisht përmes formularit të organizatorëve.

Formulari për regjistrim:
Apliko ketu

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.