Një moment i rrallë dhe tepër emocionues, i filmuar nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në rrjet.
Protagonistë të videos janë këngëtari shqiptar Besnik Qaka dhe vajza e tij 6-vjeçare, Una, të cilët u bënë viralë pasi u panë duke kënduar së bashku.
Gjithçka nisi kur pianisti francez Aurélien Froissart, i njohur për performancat e tij në piano publike, po interpretonte një melodi para kalimtarëve.
FB/Sceenshot
Në një moment, vogëlushja Una iu afrua dhe i kërkoi nëse mund të luante këngën Die With a Smile.
Ajo që pasoi habiti të gjithë të pranishmit. Una mori babanë e saj dhe e ftoi pranë pianos që të këndonin së bashku.
Me një zë të ëmbël dhe plot ndjenjë, duke performuar përkrah babait të saj artist, ajo tregoi jo vetëm talentin e saj, por edhe lidhjen e veçantë mes tyre, ndërsa të pranishmit mbetën vërtet të shokuar dhe të emocionuar nga momenti. /Telegrafi/