KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Besa Kokëdhima merr pjesë në protestën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liri për heronjtë tanë

Besa Kokëdhima merr pjesë në protestën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liri për heronjtë tanë

Prej disa ditësh, në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës e jashtë saj po zhvillohen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e pjesëmarrësve në protestën e fundit në Prishtinë ishte edhe këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima.

Prania e saj në këtë tubim u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale.

Foto: Instagram

Këngëtarja ndau një fotografi nga Kosova, ku shprehu mbështetjen e saj për protestat dhe për ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Në Kosovë duke mbështetur protestat në përkrahje të UÇK-së kundër dënimeve të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, shkroi Besa.

Në vazhdim të postimit, ajo përcolli edhe një tjetër mesazh të shkurtër: “Liri për heronjtë tanë”.

Protestat janë organizuar në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të 16 shtatorit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.