KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Benzema i del në mbrojtje Viniciusit: Numri 1 përgjithmonë!

Benzema i del në mbrojtje Viniciusit: Numri 1 përgjithmonë!

Karim Benzema ka dalë publikisht në mbështetje të Vinicius Juniorit, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, pas paraqitjeve jo bindëse në ndeshjet e fundit.

Ish-sulmuesi francez publikoi në rrjetet sociale një fotografi me brazilianin nga koha kur luanin së bashku në Santiago Bernabeu, duke e shoqëruar me mesazhin: “Numri 1 përgjithmonë”.

Mbështetja e Benzemas vjen pas paraqitjes së dobët të Viniciusit në fitoren e Real Madridit ndaj AEK Athinës, ku braziliani nuk arriti të realizonte asnjë driblim të suksesshëm ndaj kundërshtarëve.

Dy futbollistët kishin krijuar një partneritet të jashtëzakonshëm. Në sezonin 2021/22, kur Reali fitoi titullin e 35-të në La Liga, ata u përfshinë drejtpërdrejt në 60 nga 73 golat e skuadrës në kampionat.

Benzema ishte golashënuesi kryesor me 26 gola, ndërsa Vinicius kontribuonte me shpejtësinë, driblimet dhe asistimet e tij. Së bashku fituan edhe Ligën e Kampionëve.

Francezi kishte luajtur edhe rolin e mentorit për brazilianin, duke e ndihmuar të zhvillohej si futbollist.

“Unë besoj te Vinicius. Flas shumë me të dhe ndonjëherë jam paksa i ashpër, sepse e di se mund të japë më shumë”, kishte deklaruar Benzema në vitin 2021.

Vinicius këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë larg formës së tij më të mirë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.