KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar sot Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të drejtorit të Prokurimit në këtë institucion.

Sipas njoftimit të IPK-së, hetuesit janë duke zhvilluar një hetim paraprak ndaj zyrtarit, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe për çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.

Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Në kuadër të hetimit, janë duke u shqyrtuar vendimmarrja, mënyra e zhvillimit të procedurave, si dhe respektimi i kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

IPK ka bërë të ditur se rekomandimi për suspendim është bërë me qëllim të garantimit të integritetit dhe mbarëvajtjes së procesit hetimor, deri në përfundimin e hetimit penal.

Ndërkohë, Inspektorati, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të dyshimeve.

IPK ka theksuar se për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, në këtë fazë nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.