KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kërkuar që të premten të bojkotohet procesi mësimor.

Kjo kërkesë është bërë për shkak të niveli të papastërisë në ambientet e shkollës, me ç’rast një situatë e tillë është vlerësuar si shqetësuese.

Në një njoftim të prindërve thuhet se mësimi në këto kushte paraqet rrezik për fëmijët e tyre.

“Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se: TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe prindër të tjerë kanë treguar për nivelin e papastërisë në këtë shkollë, duke shpërndarë edhe fotografi nga klasat, në të cilat shihet gjendja e rëndë në të cilën mësojnë nxënësit e këtij institucioni. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.