KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar

Aktori dhe komediani britanik, Sacha Baron Cohen, u ka kërkuar falje qytetarëve të Kazakistanit për personazhin e tij të famshëm Borat, duke zbuluar se në versionet e para ai ishte menduar të ishte shqiptar.

Gjatë një interviste në podcastin “Happy Sad Confused”, Cohen tregoi se kur po zhvillonte personazhin për BBC-në, Borati kishte një emër tjetër dhe vinte nga Shqipëria.

Kombësia e tij ndryshonte në varësi të televizionit me të cilin bashkëpunonte.

Aktori tha se dëshironte t’u kërkonte falje për herë të parë qytetarëve të Kazakistanit, pasi personazhi nuk kishte asnjë lidhje reale me vendin e tyre.

Ai shprehu respekt për popullin dhe kulturën kazake, duke pranuar se as pamja dhe as theksi i Boratit nuk i përfaqësojnë ata.

Cohen shpjegoi se përmes këtij personazhi synonte të nxirrte në pah paragjykimet dhe mungesën e njohurive të njerëzve me të cilët ndërvepronte, të cilët besonin histori absurde për një vend që nuk e njihnin. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.