KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bebe Rexha elektrizon Marokun me një koncert gjigant, ngjitet në skenë edhe me flamurin maroken

Bebe Rexha elektrizon Marokun me një koncert gjigant, ngjitet në skenë edhe me flamurin maroken

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur mbrëmjen e së dielës një koncert madhështor në Marok, ku performoi para mijëra adhuruesve në kuadër të festivalit të njohur OLM Souissi në Rabat.

Këngëtarja, e cila së fundmi publikoi albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, solli për publikun maroken disa nga këngët e këtij projekti, ndërsa nuk munguan as hitet që e kanë shoqëruar ndër vite dhe e kanë bërë një prej emrave më të suksesshëm të skenës ndërkombëtare.

Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” u prit me entuziazëm të madh nga audienca, e cila e shoqëroi performancën e saj me duartrokitje dhe ovacione gjatë gjithë mbrëmjes.

Një nga momentet më emocionuese të koncertit ishte kur Bebe u shfaq në skenë e mbështjellë me flamurin e Marokut, gjest që u mirëprit me brohoritje nga publiku i pranishëm.

Vetë artistja ndau më pas me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga atmosfera spektakolare në Rabat, duke treguar energjinë e jashtëzakonshme që mbizotëroi gjatë koncertit.

Ky është një tjetër sukses në turneun veror të Bebe Rexhës, e cila gjatë muajve në vijim pritet të ngjitet në skenat e disa festivaleve dhe koncerteve në vende të ndryshme të Evropës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.