Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » BDI akuzoi Mickoskin për heqjen e “Balancuesit”, ai u përgjigj se ndarjet etnike nuk janë pjesë e qasjes së tij

    BDI akuzoi Mickoskin për heqjen e “Balancuesit”, ai u përgjigj se ndarjet etnike nuk janë pjesë e qasjes së tij

    korrektpressBy korrektpressDecember 25, 2025 Bdi 3 Mins Read
    BDI akuzoi Mickoskin për heqjen e
    BDI akuzoi Mickoskin për heqjen e "Balancuesit", ai u përgjigj se ndarjet etnike nuk janë pjesë e qasjes së tij
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare në Kuvend, deputetja Rina Ajdari nga Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski, duke pretenduar se qeveria aktuale hoqi përfaqësimin e drejtë etnik dhe miratoi një ligj pa peshë të vërtetë ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Ajdari theksoi se dy vjet më parë, në seancën e parë të Kuvendit të ri, u hoq “Balancuesi”, i cili, sipas saj, siguronte punësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike.

    “Për gati dy vjet, shteti ka funksionuar pa mbrojtje ligjore për shqiptarët dhe komunitetet e tjera në punësim. Skandali bëhet edhe më i madh nëse marrim parasysh se në Ministrinë e Marrëdhënieve Ndër-Komunitete – një institucion përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ministri Ivan Stoilkoviq shkarkoi shtatë punonjës. Ky është diskriminim i pastër, për të cilin asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk e ngriti zërin. Ky ligj, i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, u vu në duart e profesoreshës Karakamisheva, e cila njihet si nacionaliste kundër shqiptarëve”, tha Ajdari.

    Në përgjigjen e tij, kryeministri Hristijan Mickoski i hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se “nuk është e vërtetë” që balancuesi u shfuqizua me ardhjen e qeverisë së tij.

    Mickoski theksoi se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën që qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, ku zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, rekomandoi të hiqet balancuesi dhe për këtë BDI u detyrohet me kërkim falje para së gjithash qytetarëve shqiptarë, ndërsa Ligji për përfaqësim të drejtë të cilin e përgatiti kjo Qeveri mori rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias, kurse vendimet e komisionit zbatohen sipas metodologjisë për aderim drejt BE-së.

    “Nuk është e saktë dhe nuk është e vërtetë që me ardhjen e kësaj Qeverie është fshirë instrumenti “Balancues”, e vërteta është se Qeveria në të cilën ishte BDI-ja, ndërsa zëvendëskryeministër apo zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, në një mbledhje ka sjellë vendim me të cilin e fshin dhe jep mendim se duhet të fshihet instrumenti “Balancues”. E njëjta gjë më pas është përfshirë në raportin e skriningut të Bashkimit Evropian, kjo është e vërteta dhe të gjithë qytetarët në mbarë shtetin, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, duhet ta dinë të vërtetën sepse meritojnë ta dinë atë”, potencoi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve nga ana e deputetes Rina Ajdari nga BDI.

    Mickoski poashtu tha se nuk do të hyj në ndarje etnike sepse kjo nuk është pjesë e karakterit tij.

    “E kam thënë këtë shumë herë dhe do ta përsëris: si Kryetar Qeverie unë jam i të gjithë qytetarëve pa dallim të ndarjeve politike, etnike apo fetare dhe kështu do të vazhdoj të sillem sepse kjo është e rëndësishme për mua”, deklaroi kryeministri Mickoski./Telegrafi/

    TË TJERA

    Mickoski: Trenat në hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridori 10 do të lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/orë

    Mickoski: Rritja e fondeve për kërkime shkencore është rruga drejt hyrjes së një universiteti tonë në Listën e Shangait

    Mickoski: Do të ketë rritje lineare të pensioneve

    Mickoski: Reformat që kemi filluar kërkojnë kohë

    Mickoski: Do të investojmë 21 milionë euro për blerjen e lokomotivave të reja elektrike

    Mickoski: Shkalla e varfërisë shënon ulje, ndërsa indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit

    Mickoski: Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale në vend

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.