Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Lamë–Kllokoq janë në fazën përfundimtare.
Basha ka bërë të ditur se gjatë vizitës në këtë rrugë ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat përfshijnë rikonstruktimin dhe asfaltimin e një segmenti prej 3.4 kilometrash.
Sipas tij, vlera e investimit në këtë projekt është 687,811.53 euro.
“Ky projekt përfshin rikonstruktimin dhe asfaltimin e 3.4 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej 687,811.53 euro”, ka shkruar Basha.
Ai ka bërë të ditur se rruga po realizohet me dy shtresa asfalti, me trashësi prej 7 dhe 4 centimetra.
Projekti përfshin gjithashtu sistemin e drenazhimit, sinjalizimin dhe elementet e sigurisë rrugore. /Telegrafi/