Arsenali nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi nga Borussia Dortmundi.
“Topçinjtë” ishin shumë më të mirë se gjermanët, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Victor Gyokeres me një gol të bukur e kaloi Arsenalin në epërsi pas një asistimi të Madueke (10’).
Pas kësaj, Arsenali kishte disa raste me Declan Rice dhe Tzolis, por të dy dështuan t’i finalizojnë.
Dortmundi në pjesën e dytë enisi më mirë, me Maximilian Beier që shënoi pas asistimit të Gadou për të barazuar rezultatin (55’).
Dortmundi faktikisht edhe e përmbysi epërsinë përmes Jobe Bellingham, mirëpo goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Kësisoj, Arsenali tani ka 11 pikë pas pesë xhirove ndërsa Dortmundi ngjitët në vendin e shtatë me 10 sosh./Telegrafi/

