Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    January 6, 2026

    Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

    January 6, 2026

    Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht
    • Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea
    • Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin
    • Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat
    • Sony dhe Honda do të prodhojnë një SUV
    • Razer prezanton kufjet “e bazuara në AI” me kamera që shohin atë që shihni ju
    • Inteligjenca artificiale, Ted Cruz ironizon me një video – shfaq Trumpin duke e sjellë në teatër Maduron si me magji
    • Fiorentina dhe Parma e pëlqejnë, por Interi do një tjetër kampionat për Asllanin
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

    Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

    korrektpressBy korrektpressDecember 23, 2025 Avokati i popullit 5 Mins Read
    Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale
    Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave.

    Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

    Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

    Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave. Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

    Ndërsa, sa i takon punës së Gjykatës Speciale Avokati i Popullit konsideron se në mungesë të monitorimit ngritën dilemat nëse kjo gjykatë po vepron sipas standardeve të sistemit të drejtësisë në vend.

    Qelaj në konferencën e fundviti tha se karshi institucionit që udhëheqë ai ankesa kanë adresuat qytetarë nga të gjitha komunitetet.

    “Këtë vit kemi pranuar deri tash kur po flasim 1669 ankesa, krahasuar me vitin paraprak ka një rritje të numrit të ankesave, gjë që është e pritshme sepse në situatat që kemi kaluar këtë vit mungesa e konsolidimit të institucioneve krijimit të institucionet si rezultat i zgjedhjeve, pastaj fushata zgjedhore tashmë jemi në fushatën zgjedhor këtë fundvit….nga këto ankesa 1345 ankesa janë adresuar që ankues që janë shqiptarë me përkatësi etnike shqiptare, 202 janë ankesa nga komuniteti serb 29 boshnjak, 22 nga ashkalinj…

    Ankesat janë pranuar në raport me ministrit natyrisht është e natyrshme sepse është një numër i madh i ministrive pastaj është gjykata dhe komunat dhe niveli lokal të tretat. Në raport me pretendimet ankimore vazhdojnë me qenë shqetësim mungesa e vullnetit institucion për të zbatuar ligjet dhe për të vepruar konform legjislacionit për të kthyer përgjigje qytetarëve prijnë ankesat për shkak të heshtjes së administratës dhe kjo është shumë shqetësuese për neve”, tha ai.

    Edhe përgjatë vitit 2025, zvarritja e procedurave gjyqësore vazhdon të jetë brengë e qytetarëve.

    “Për nga numri i ankesave që kemi pranuar kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtën për gjykim të paanshëm vazhdon trendi i njëjtë thuajse me pak ndryshime i zvarritjeve të procedurave gjyqësore. Kjo e vështirëson qasjen në drejtësi për qytetarët natyrisht paraqet edhe sfidë për krejt shoqërinë sepse në mungesë të përgjigjeve nga administrative dhe zvarritjeve të procedurave gjyqësore natyrisht që qytetari ndodhet në një situatë që qytetari mbetet pa zgjidhe nuk e ndien dorën e shtetit, dorën e institucioneve për t’iu dal në ndihmë kurdo që kanë nevojë“, tha ai.

    Avokati i Popullit konsideron se gjatë vitit 2025 të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve, por edhe të atyre që bëjnë politikat.

    “Të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve, por edhe të atyre që i bëjnë politikat kryesisht kjo ka ardhur si rezultat i një trendi global që ka ndikuar edhe në Kosovës, kryesisht interesimi po zhvendoset nga të drejtat e njeriut tek sektori i sigurisë e krizat që po ndodhin sot. Në çdo situatë jo të zakontë të drejtat e njeriut po goditën dhe po pësojnë qytetarët sepse në mungesë të vendosjes dhe interesit e prioritetit për të drejtat e njeriut natyrisht këto po mbesin anash dhe në mënyrë zinxhiror po ndikon deri tek niveli më i ulët i administratës që mos me i marr parasysh”, tha ai.

    Sa i përket të drejtave të fëmijëve si shqetësime që ngriti Avokati i Popullit, Naim Qelaj janë pesha e rëndë e çantave shkollore dhe rastet e dhunës në shkolla për çka tha se shkollat nuk po i raportojnë këto raste.

    “Raportet që ne kemi publikuar tregojnë një prezencës të shtuar të dhunës në shkolla si mes moshatarëve ashtu edhe nxënësve dhe stafit mësimor. është shqetësuese fakti që shkollat nuk i raportojnë rastet dhe për ta konstatuar këtë fakt po jap vetëm një të dhënë sipas të dhënave nga MASHTI për vitin 2014-2024 për 10 vite shkollat kanë raportuar 272 raste të dhunës në shkolla, ndërsa sipas policisë për periudhën e njëjtë janë regjistruar 5652 raste dhe një shpërputhje kaq e madhe e të dhënave tregon seriozitetin e situatën dhe nevojën që në mënyrë urgjente MASHT dhe shkollat me ndërhyrë në marrjen e masave”, tha ai.

    Sa i përket punës së Gjykatës Speciale në Hagë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se fakti se puna e kësaj gjykate nuk monitorohet, ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në përputhje me standardet e sistemit të drejtësisë.

    “Problemet kanë qenë me dorëzimin e materialeve, mënyra jo korrekte e përkthimeve, përkthimet me shumë redaktime që i bëjnë tekstet e palexueshme ose të pakuptueshme…mund të konsideroj se për mua si Avokat i Popullit ka qenë shqetësues, ajo çka kemi gjetur atje…ajo çka ne kemi vërejtur e para mënyra si jemi trajtuar ne dhe fakti që vizitat janë kryer në rrethana të monitorimit të plotë, jam lejuar vetëm unë t’i takoj jo pjesa tjetër e stafit….e dyta nuk më është lejuar me marrë shënime nuk kam pas as letër dhe as laps.

    Tjetra që ka qenë shqetësuese është se gjithë procesi është vëzhguar me dy kamera në derën përballë nesh kanë qenë dy kamera që nuk e di a kanë qenë funksionale apo jo…Konsideroj se fakti që gjykata nuk ka monitorim pra nuk ka asnjë lloj mbikëqyrje dhe nuk ka raportim asnjë institucioni të Kosovës, nuk i raporton dhe askush deri sot nuk ka kërkuar raport nga kjo gjykatë lehtësisht ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në plotëni apo përputhje të plotë me standardet që veprojnë gjykatat dhe sistemi drejtësisë në Kosovës”, tha ai.

    Gjatë kësaj konference të fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qalaj tha se edhe skema e krijuar nga Qeveria e Kosovës për tarifat e energjisë elektrike i ka qenë diskriminuese për personat paraplegjik dhe tetraplegji dhe të verbëritë.

    Qalaj potencoi se gjatë këtij viti ka rënie të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ndërsa u theksua se institucionet nxjerrin akte nënligjore që tejkalojnë ligjet. /Kp/

    TË TJERA

    Ziberi: Të zgjidhet sa më shpejtë Avokati i Popullit

    Të dhënat e raportit të Avokatit të Popullit tregojnë se përfaqësimi i shqiptarëve gjatë vitit 2024 është rritur për 0,6%

    Institucioni i Avokatit të Popullit do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor

    Avokati i Popullit: Pensionistët kategoria më e diskriminuar në Kosovë

    LEXO GJITHASHTU

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    January 6, 2026

    Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

    January 6, 2026

    Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin

    January 6, 2026

    Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat

    January 6, 2026
    TË TJERA

    Sony dhe Honda do të prodhojnë një SUV

    January 6, 2026

    Razer prezanton kufjet “e bazuara në AI” me kamera që shohin atë që shihni ju

    January 6, 2026

    Inteligjenca artificiale, Ted Cruz ironizon me një video – shfaq Trumpin duke e sjellë në teatër Maduron si me magji

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.