- Shpërthimi në një pikë karburanti, Spitali i Traumës flet për gjendjen e tre të lënduarve
- QMK: Janë regjistruar 26 zjarre, gjashtë janë ende aktiv
- Sandra Bullock flet për mbështetjen e motrës së saj gjatë kohërave të vështira: Më tha se duhej të kujdesesha për veten dhe fëmijët e mi
- PISA 2025, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar
- Kosova sapo kishte dalë nga lufta – Shala rrëfen si strehoi mbi 83 mijë refugjatë nga Maqedonia dhe Lugina
- Maresca injoron sërish yllin e Man Cityt në Ligën e Kampionëve – tifozë mendojnë se ai e ‘urren’ atë
- Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, detaje nga incidenti që tronditi Tiranën
- Xhuli Nura sjell fotosesionin e shtatzënisë, pozon me barkun e rrumbullakosur
Author: korrektpress
Mario Mitaj është rikthyer në futbollin evropian, pasi mbrojtësi shqiptar është transferuar te Genoa, ku do të luajë në Serie A gjatë edicionit 2026/27.Klubi italian ka arritur marrëveshje me Al-Ittihadin për huazimin njëvjeçar të 22-vjeçarit, me të drejtë blerjeje në përfundim të sezonit.Sipas marrëveshjes, Genoa do t’i paguajë klubit saudit 2 milionë euro për huazimin e Mitajt, ndërsa në qershor të vitit 2027 do të ketë mundësinë ta transferojë përfundimisht për 4.5 milionë euro. Në total, operacioni mund të arrijë vlerën e 6.5 milionë eurove.Mbrojtësi i majtë, i cili javën e ardhshme do të festojë ditëlindjen e tij të 23-të,…
Spitali klinik i Manastirit, në periudhën 2024–2026 ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarësh, me të cilën po zëvendësohen aparate më të vjetra se 20 vjet, për të cilat nuk ekzistonte më mundësi për servisim dhe mbështetje teknike.”Me rëndësi të veçantë është zëvendësimi i digestorit në Repartin e patologjisë – një aparat i siguruar rreth 55 vjet më parë, që nga themelimi i spitalit.Në kuadër të modernizimit janë siguruar një shpuese elektrike për ortopedi, aparat për operacione të kataraktës me metodën fako dhe aparat për ekografi për Repartin e oftalmologjisë. Për nevojat e urologjisë është…
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026. Gjatë këtij gjashtëmujori pranimet ishin në shumë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërkaq shpenzimet gjatë gjashtëmujorit arritën shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro.Në mbledhje u mor vendimi për të ndarë mjete financiare në shumën prej 21,000.00 euro, (njëzetenjë mijë euro) për realizimin e…
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet lidhur me rastin e dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, në kuadër të të cilit më 28 korrik ishin arrestuar dy persona.Sipas njoftimit të Policisë, hetimet lidhen me arrestimin e të dyshuarve me inicialet M.J. dhe M.B., të cilët dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të sanksionuar me nenin 142 të Kodit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), për ngjarje të ndodhura në Mitrovicë gjatë luftës.Me urdhër të Gjykatës Themelore, autoritetet kanë kryer sot bastisje në një lokacion në…
Kosova ka arritur një fitore historike në golf, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të “European Team Shield Championship 2026”, garë që po zhvillohet në Maltë.Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si historik, pasi vjen në pjesëmarrjen e parë të vendit në një kampionat evropian ekipor të organizuar nga Shoqata Evropiane e Golfit (EGA).Përfaqësuesja e Kosovës tregoi paraqitje të shkëlqyer ndaj Serbisë, duke siguruar një fitore me peshë që e dërgon në finalen e turneut, ku të shtunën do të përballet me Shqipërinë.“European Team Shield Championship 2026” është divizioni i tretë më i lartë…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Washingtoni do të vazhdojë ta godasë Iranin “shumë fuqishëm”, duke shtuar se SHBA-ja dëshiron ta “fitojë” luftën.Duke folur për gazetarët gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Camp David, në Maryland, Trump tha: “Ne thjesht duam të fitojmë. Po ecim shumë mirë. Po përpiqemi të jemi sa më të kujdesshëm që mundemi në një situatë të tillë. Por ata po shkatërrohen”.“Është shumë e thjeshtë”, tha ai, duke shtuar: “Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.“Ne do ta godasim Iranin shumë fuqishëm dhe në një moment ata do të thonë thjesht nuk mund ta përballojmë më”,…
Edhe pse prej vitit 2017 nuk jetojnë më nën të njëjtën çati, aktorët e njohur Danny DeVito dhe Rhea Perlman nuk janë divorcuar kurrë zyrtarisht. Përkundrazi, ata kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të afërt, takohen rregullisht dhe kalojnë kohë së bashku me familjen.Së fundmi, DeVito zbuloi se divorci nuk është aspak në planet e tyre.Në një intervistë për AARP, aktori 81-vjeçar tha se ai dhe ish-bashkëshortja vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë së njëri-tjetrit.”Jam vazhdimisht në shtëpinë e saj. Kalojmë kohë me nipërit dhe mbesat dhe qëndrojmë shpesh bashkë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, u shpreh ai.DeVito theksoi gjithashtu…
Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se serveri i tij ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit nga adresa zyrtare elektronike e drejtorit Maksim Acevski po dërgohen mesazhe fishing, përkatësisht mesazhe mashtruese.Sipas njoftimit, mesazhet e dyshimta u janë dërguar marrësve në mbarë Maqedoninë e Veriut, por edhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë të institucionit.Nga Enti u bëjnë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të mos i hapin këto mesazhe dhe të mos klikojnë në lidhjet (linket) që ato përmbajnë.Sektori i Teknologjisë së Informacionit tashmë është duke punuar për eliminimin e problemit, ndërsa rasti është raportuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Ndërkohë, faqja…
Gjashtë futbollistë të Argjentinës mund të pezullohen për Kupën e Botës 2030, pasi FIFA ka konfirmuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj tyre.”La Albiceleste” nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit të botës, pasi u mposht nga Spanja pas kohës shtesë. Spanjollët fituan trofeun e dytë në histori falë golit vendimtar të Ferran Torres.Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, u ndëshkua me karton të kuq pas dy ndërhyrjeve të pamenduara, por tensionet shpërthyen edhe pas përfundimit të ndeshjes.Nahuel Molina u filmua duke goditur kapitenin e Spanjës, Rodri, ndërsa Leandro Paredes humbi plotësisht kontrollin, duke u përplasur me Eric Garcian dhe Gavin. Paredes…
Më shumë se gjysma e 60,000 migrantëve që hynë në enklavën spanjolle të Ceutës që nga orët e para të së premtes janë kthyer tashmë në Marok, sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, të cituar nga mediat lokale.Vlerësimi mbulon periudhën deri në orën 13:00 sipas orës lokale të së premtes, që do të thotë se numri pritet të rritet ndërsa kthimet vazhdojnë. Mediat lokale raportuan gjithashtu se të paktën 34 persona vdiqën ndërsa përpiqeshin të notonin nga Maroku në Ceuta.Mbërritja masive e migrantëve i ka mbingarkuar autoritetet spanjolle dhe organizatat humanitare në qytetin autonom, i cili ka një popullsi prej…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari