Michael Olise mund të shndërrohet në një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit.
Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli francez, i cili ka tërhequr interesimin e gjigantëve evropianë, përfshirë Real Madridin.
Klubi kishte shfaqur interesimin më konkret, madje është raportuar edhe për një ofertë të mundshme mbi 200 milionë euro.
Sipas raportimeve të mediave, vlera e mundshme e transferimit të Olise fillimisht është përfolur rreth 200 milionë eurove, por shifra prej 300 milionë eurosh ka filluar të përmendet në diskutimet për të ardhmen e futbollistit.
Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeneß, ka folur edhe për këtë shumë, duke i cilësuar si të pavërteta spekulimet për një largim të menjëhershëm të francezit.
Olise ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029, ndërsa drejtuesit e Bayernit synojnë ta bindin për vazhdimin e bashkëpunimit./IndeksOnline/

