Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, më 26 nëntor, në ora 12:00, do të bëhet zbulimi i mbishkrimit me tri shkronjat "UÇK".
Kjo ngjarje do të shënojë një moment të veçantë për fshatin Negroc si dhe për vet ish-zëdhënësin e UÇK-së i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi është bërë nga nipi i tij, Agron Krasniqi, i cili fton të gjithë të jenë pjesë e këtij momenti./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

