Author: korrektpress

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi ka prodhuar automjetet e para ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.Rama në një postim në Facebook shkruan se kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve. 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri, Rama: Ditë historike për industrinë ushtarake “Mirëmëngjesi… dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE e cila…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftoi këtë mëngjes LAMM.LAMM raporton se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Një frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Tabanocë për hyrje dhe pikën kufitare Bogorodicë për dalje, koha e pritjes është rreth 30 minuta deri në 1 orë. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.Megjithatë, qytetarët në rrjetet sociale pohojnë se këtë mëngjes duhen midis dy dhe tre orë për të kaluar dy kontrollet e…

Read More

Mesfushori shqiptar, Meritan Shabani ka kompletuar transferimin e tij te klubit Pattaya United, i cili bënë gara në ligën e dytë të futbollit të Tajlandës.Se futbolli është i paparashikueshëm, këtë e tregon edhe rasti i djaloshit shqiptar, Meritan Shabani. Shabani u ngjit në radhët e akademisë së Bayern Munich përpara se të përparonte në ekipin e parë si 19-vjeçar dhe t’i zhvillonte disa ndeshje. Shabani me fanellën e BayernitMegjithatë, konkurrenca e fortë bëri që shqiptari të mendojë ndryshimin dhe arriti një transferim në Ligën Premier te Wolverhampton Wanderers, ku nënshkroi kontratë trevjeçare.Nga ajo kohë, karriera e Shabanit ka pësuar vetëm…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi, ndërsa ndaj tij do të vijojë të zbatohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.Përmes një deklarate publike, të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar se vendimi i gjykatës konfirmoi se qëndrimi i tij në paraburgim nuk mbështetej më në kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.Postimi i avokatit të BeqajtFundi i një paraburgimi të pajustifikuar!Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur.…

Read More

Katy Perry dhuroi një nga performancat më të spikatura të natës së parë të Sunny Hill Festival, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një prej artisteve më spektakolare të muzikës pop. Me energjinë e saj të pashtershme, vokalin e fuqishëm dhe një skenografi të kuruar në çdo detaj, këngëtarja amerikane elektrizoi mijëra të pranishëm në Prishtinë.E njohur për stilin e saj unik dhe idetë kreative në skenë, Katy nuk zhgënjeu as këtë herë. Gjatë performancës, ajo krijoi një moment simbolik duke improvizuar një ulje në Hënë, në një skenë të ndërtuar me efekte vizuale dhe koreografi që rrëmbyen vëmendjen…

Read More

Një dokument i shekullit XIX i zbuluar në arkivat e manastirit San Marco në Firence ka rikthyer debatin mbi origjinën e mundshme të një prej pijeve më të famshme në botë – Coca-Cola-s.Sipas dokumentit, bëhet fjalë për një recetë të një eliksiri vere me veti rigjeneruese, i përgatitur me gjethe koka, arra kola dhe verë. Përbërësit e kësaj recete ngjajnë në mënyrë të habitshme me ata që përdori farmacisti amerikan John Pemberton në vitin 1886, kur krijoi pijen që më vonë do të bëhej Coca-Cola.Ndryshimi kryesor ishte se Pemberton zëvendësoi verën me ujë të gazuar, duke krijuar një pije freskuese…

Read More

Një sistem i inteligjencës artificiale i kompanisë Anthropic, krijueses së modelit Claude, është përdorur në sulme kibernetike ku inteligjenca artificiale ka kryer vetë disa faza të një sulmi ndaj organizatave të ndryshme.Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një formë të re të keqpërdorimit të AI-së, ku modeli nuk shërben vetëm si ndihmës për hakerët, por mund të kryejë në mënyrë të pavarur detyra si mbledhja e informacionit, analizimi i sistemeve dhe përgatitja e sulmeve kibernetike.Në rastin e zbuluar, një model i Anthropic arriti të depërtojë në tri organizata duke shfrytëzuar aftësitë e tij për analizimin e kodit dhe automatizimin e proceseve…

Read More

Modeli special Volkswagen Golf GTI Edition 50 ka treguar rezultate mbresëlënëse në testimet e para, duke dëshmuar se një automjet me vetëm rrota të përparme mund të ofrojë performancë shumë të lartë.Gjatë një testi të kryer, ky Golf GTI arriti përshpejtimin nga 0 në 100 km/h më shpejt se të dhënat zyrtare të prodhuesit, duke tejkaluar pritshmëritë për një model me këtë lloj sistemi të tërheqjes.Golf GTI Edition 50 është versioni më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë i serisë GTI. Ai ka një motor 2.0 TSI me 325 kuaj fuqi (239 kW) dhe çift rrotullues prej 420 Nm, ndërsa fuqia…

Read More

Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulme të reja ushtarake ndaj Iranit që këtë fundjavë, kanë konfirmuar për CNN dy zyrtarë amerikanë të njohur me planet e administratës.Edhe pse përmasat e sakta të operacionit dhe objektivat konkrete ende nuk janë përcaktuar plotësisht, zyrtarët paralajmërojnë se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se sulmet e planifikuara mund të anulohen në momentin e fundit.Duke folur në një mbledhje të kabinetit të premten, presidenti amerikan Donald Trump nuk e fshehu zhgënjimin për dështimin e përpjekjeve diplomatike deri tani. Ai paralajmëroi hapur rifillimin e sulmeve ushtarake, duke dërguar një mesazh të ashpër ndaj Teheranit.“Do t’i…

Read More

Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i udhëhequr nga Gino Mulliqi, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin me diasporën shqiptaro-amerikane, zhvillimet në rajon dhe çështje me interes për kombin shqiptar.Gjatë takimit, Mulliqi shprehu mirënjohjen për vizitën dyditore që Presidenti Begaj zhvilloi në prill të këtij viti në Dallas/ Texas, duke theksuar se kjo vizitë shënoi një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në atë shtet. Ai vlerësoi qasjen e afërt të Presidentit me bashkatdhetarët dhe mesazhin e fuqishëm të mbështetjes që kjo vizitë përcolli për diasporën shqiptare në…

Read More