Author: korrektpress

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij ne Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, me rastin e festës kombëtare 2 Gushti, Ilinden – Dita e Republikës, tha se çdo gjeneratë e ka Ilindenin e vet, me misionin dhe detyrën e vet, ndërsa ky i tanishmi ka detyrën ta mbajë vendin të fortë, ta bëjë atë me prosperitet, të drejtë dhe përsëri një vend në të cilin njerëzit do të besojnë se ia vlen të qëndrosh dhe të ndërtosh të ardhmen.Ai theksoi se kur sot i kujtojmë ilindenasit, kur përulemi para veprës së shtetndërtuesve nga KAÇKM-ja dhe kur shqiptojmë emrat e…

Read More

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.Sipas Policisë së Kosovës, në aksidentin kryesor janë përfshirë tri automjete, ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga ekipet emergjente.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se në të njëjtën pjesë të autostradës kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera të ndara, në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin…

Read More

Pas publikimit të filmit të shumëpritur “The Odyssey”, regjisori fitues i çmimit Oscar, Christopher Nolan, është përballur me kritika në rrjetet sociale nga një pjesë e fansave të rinj, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar personazhet femra në epikën e tij të re.Debati është përqendruar veçanërisht te roli i Zendaya si perëndesha Athena. Disa përdorues të TikTok-ut kanë pretenduar se personazhi i saj është reduktuar në një rol shumë të vogël, pavarësisht rëndësisë që Athena ka në veprën origjinale të Homerit.Në mitologjinë greke, Athena është një nga figurat kryesore që ndihmon Odiseun gjatë udhëtimit të…

Read More

Përfshihet nga flakët një nga qendrat më të mëdha logjistike në Rusi.Një nga qendrat më të mëdha logjistike të kompanisë ruse të tregtisë elektronike Wildberries është përfshirë nga një zjarr i madh në rajonin e Samarës.Objekti, i hapur vetëm një vit më parë, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 178 mijë metrash katrorë dhe konsiderohet një nga nyjet më të rëndësishme logjistike të kompanisë në rajonin e Vollgës.Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen mbi zonë. Një banore, e cila ka filmuar zjarrin, dëgjohet duke thënë “I gjithë qielli është mbuluar nga tymi. Nuk…

Read More

Në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999, në Rashkë të Serbisë është zbuluar një monument kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.Kjo njësi ushtarake prej vitesh përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe në kërkesat e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur.Në ceremoninë e organizuar në Rashkë morën pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ish-komandanti i kësaj brigade, Lubisha Dikoviq.Gjatë ceremonisë, Brigada e…

Read More

Kur sot mendohet për blerjen e një pajisjeje që mbahet në trup, zgjedhjet janë të shumta – qofshin unaza, byzylykë apo ora inteligjente. Tani edhe kompania Casio ka prezantuar një kombinim interesant mes një ore klasike dhe një unaze moderne inteligjente.Casio prej disa kohësh shet ora në formë unaze, përfshirë edhe një model të vogël G-Shock, i cili është një ide kreative për adhuruesit e aksesorëve të modës. Edhe pse pajisjet vendosen në gisht, ato duken si një version i zvogëluar i orës dixhitale Casio, me ekran funksional, kronometër dhe kalendar.Megjithatë, me modelin e saj më të ri, kompania ka…

Read More

Një qen ka shkaktuar të qeshura në internet pasi gjeti një mënyrë shumë kreative për t’i shpëtuar daljes nga vetura. Në vend që të zbriste kur pronari i tij e kërkoi, ai vendosi të shtirej sikur ishte në gjumë.Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, qeni shihet i shtrirë në ulëse, me sytë e mbyllur, duke u përpjekur të bindë pronarin se nuk ishte në gjendje të lëvizte.Sjellja e tij kokëfortë dhe mënyra “dramatike” për të shmangur daljen nga automjeti kanë argëtuar mijëra përdorues, të cilët e kanë cilësuar qenin si një “aktor të vërtetë”.Pronarët e kafshëve shpesh…

Read More

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka vlerësuar kontributin e këngëtares Dua Lipa në promovimin e vendit përmes muzikës dhe organizimit të Sunny Hill Festival.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se Dua Lipa ka bërë më shumë sesa ta vendosë Kosovën në hartën botërore, duke bërë që njerëz nga e gjithë bota të lidhen me vendin përmes festivalit dhe muzikës së saj.“Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë bëjnë që bota të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”, ka shkruar Osmani. Screenshot/FaceBookAjo ka theksuar se përmes Sunny Hill Festival, Dua Lipa ka sjellë vizitorë…

Read More

Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Aston Villas, Ezri Konsa, ndërsa edhe Liverpooli po monitoron situatën e reprezentuesit anglez.Sipas “CaughtOffside”, londinezët e konsiderojnë Konsan një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mbrojtjes gjatë kësaj vere, megjithëse kërkesa e Aston Villas prej rreth 60 milionë funtesh mund të jetë pengesa kryesore në negociata.Pavarësisht çmimit të lartë, Arsenali nuk e ka hequr dorë nga ideja për të transferuar 28-vjeçarin. Raporti shton se Konsa është i interesuar për një kalim në “Emirates”, por nuk po ushtron presion për t’u larguar nga Aston Villa. Kjo e vendos klubin nga Birminghami në…

Read More

Më 31 korrik 2026, në orën 07:30, një burrë 42-vjeçar nga fshati Kalishta i Strugës, një grua 45-vjeçare nga Leskovci dhe një grua tjetër 30-vjeçare nga Krushevci – Republika e Serbisë, u ndaluan në Departamentin e Policisë së Ohrit, pas një raportimi të mëparshëm se kishin shkelur rendin dhe qetësinë publike ndërsa ishin në gjendje të dehur para një objekti ushqimor në Ohër.”Nga masat e marra, u përcaktua se midis dy shtetasve serb ka ndodhur një përleshje fizike, pas së cilës personi nga Kalishta ka sulmuar fizikisht njërën nga gratë. Pas një alkotesti, të dyve iu gjet përkatësisht 2.21 dhe…

Read More