KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Armend Xhoxhaj i revoltuar pas humbjes në Gjermani, konteston vendimin e gjyqtarëve

Armend Xhoxhaj i revoltuar pas humbjes në Gjermani, konteston vendimin e gjyqtarëve

Armend Xhoxhaj nuk ka arritur të triumfojë në duelin e tretë ndaj Roman Fressit, pasi boksieri shqiptar u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve në Magdeburg.

Një vendim që shkaktoi shumë polemika, pasi ekipi i Xhoxhajt beson se ai ishte fituesi i kësaj përballjeje.

Pas 12 raundeve, gjyqtarët vlerësuan se Fress ishte më i mirë, duke i dhënë fitoren me rezultatet 115:113, 115:113 dhe 116:112.

Gjermani kështu mbrojti titullin WBO Intercontinental dhe fitoi edhe titullin WBO European në kategorinë cruiserweight.

Xhoxhaj, i cili kishte fituar duelin e parë në vitin 2022, ndërsa i dyti kishte përfunduar baras, nuk e fshehu pakënaqësinë pas këtij rezultati.

"Ne ndihemi të zhgënjyer, ndihemi të tradhtuar. Nuk e dimë më se çfarë të mendojmë për boksin dhe për boksin në Gjermani", deklaroi Xhoxhaj, duke shtuar se Fress nuk kishte fituar më shumë se tri apo katër raunde.

Me këtë fitore, Fress forcoi pozitën e tij në renditjen e WBO-së dhe tashmë shpreson të fitojë mundësinë për të sfiduar kampionin e botës, David Benavidez, gjatë vitit të ardhshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.