Një person ka humbur jetën në një zjarr që shpërtheu mbrëmjen e 14 nëntorit në Shkup. Trupi i pajetë i një burri është gjetur brenda një barake që është përfshirë tërësisht nga flakët.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarri është raportuar në ora 23:40 në SPB Shkup.
Flakët përfshinë një barakë në pronësi të M.R. (56) nga Shkupi, e cila është djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit në Shkup, të cilat kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Pas ndërhyrjes, brenda objektit është gjetur trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore.
Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbeten të paqarta edhe shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

