Author: korrektpress

Ali Ahmeti, ka rrëfyer detaje nga arrestimi i tij në vitin 1985, duke kujtuar ndërhyrjen e forcave policore dhe trajtimin e të arrestuarve shqiptarë.Në një intervistë me moderatorin Ermal Panduri për ciklin ”Dosjet” në Debat Plus, Ahmeti tha se ishte arrestuar gjatë një ndërhyrjeje të njësive speciale, ndërsa tentonte të bashkonte sërish grupin që ishte ndarë nga forcat policore.Ai ka treguar se pas arrestimit, ai dhe të tjerë u mbajtën për rreth një javë në bodrumin e zjarrfikësve në një ambient me ujë. Sipas Ahmetit, shqetësimi më i madh për të ishte fakti se mes të arrestuarve kishte shumë të…

Read More

Këngëtarja shqiptare Enkela Haxhiu ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Dashni Shqiptare”.Kënga e re vjen si një produksion i realizuar nga Giza, i cili është kujdesur për produksionin muzikor dhe beat-in e projektit, ndërsa tekstin e ka shkruar Ada Verdi.Pjesë e projektit është edhe videoklipi, i cili është realizuar nga Mate Films, duke i dhënë këngës një dimension vizual që shoqëron atmosferën dhe mesazhin e saj.Publikimi i “Dashni Shqiptare” është bërë nga Fole Publishing, ndërsa projekti tashmë është i disponueshëm për publikun në platformën YouTube.Me këtë këngë, Enkela Haxhiu sjell një tjetër projekt në repertorin…

Read More

Real Madridi po zhvillon një afat kalimtar mjaft aktiv këtë verë, jo vetëm sa i përket transferimeve, por edhe shitjeve. Klubi madrilen mund të përfitojë edhe 30 milionë euro të tjera në fazën e fundit të afatit kalimtar, duke e çuar në rreth 231 milionë euro totalin e të ardhurave nga shitjet.Presidenti Florentino Perez po negocion largimin e tre futbollistëve të akademisë së klubit: Antonio Blanco, Javi Rueda dhe Manuel Angel.Në rastin e Blanco dhe Rueda, Real Madridi ka ruajtur 50 për qind të të drejtave ekonomike, ndërsa për Manuel Ángel po negocion me Almerían për shitjen e gjysmës së…

Read More

Nga specat me mjaltë te varianti klasik me hudhër dhe majdanoz – katër mënyra të thjeshta për të ruajtur shijen e verës edhe në muajt e ftohtëKur nis sezoni i specave, nis edhe përgatitja e turshive për dimër – me receta të thjeshta, pak përbërës dhe shije që prej vitesh kalojnë nga një brez te tjetri.Këto katër mënyra për përgatitjen e specave bëhen pa konservues dhe secila sjell një shije tjetër: nga variantet më aromatike e klasike, te ato me një nuancë të lehtë ëmbëlsie.Mjaftojnë speca cilësorë, kavanoza të pastër dhe pak kohë për të ruajtur në kavanoz një copëz…

Read More

Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, që, sipas ministres në detyrë, Fitore Pacolli, ishte veprimtari e jashtëligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor.Ajo theksoi se mbrojtja e ujit të pijshëm nuk ka kompromis.“Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.Si Ministri, kemi kërkuar hetim të plotë të të gjitha rrethanave…

Read More

Kosova po shfaqet si një prej vendeve më të veçanta në botën e Counter-Strike, dhe statistikat më të fundit të FACEIT e dëshmojnë këtë.Sipas të dhënave të publikuara për sezonin e nëntë të matchmaking-ut, Kosova renditet bindshëm në vendin e parë në botë për numrin e lojtarëve Level 10 në raport me popullsinë, me 228 lojtarë për 100 mijë banorë.Pas Kosovës vijnë Finlanda me 92, Danimarka me 90, Maqedonia e Veriut me 75 dhe Kazakistani me 74. Më pas renditen Letonia me 72, Estonia me 71, Islanda me 70, Bjellorusia me 64 dhe Rusia me 59.Dallimi është i jashtëzakonshëm. Shifra…

Read More

Meriton Korenica pritet t’i japë fund aventurës së tij te Cluji në fillim të javës së ardhshme.Mediumet e njohura rumune kanë raportuar të premten se klubi rumun pritet të ndahet me disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, në mesin e tyre edhe Korenica.Përveç reprezentuesit kosovar, largimin pritet ta bëjë edhe Andrei Cordea, me të dy lojtarët që konsiderohen ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.Sipas raportimeve nga Rumania, arsyeja kryesore pas këtyre largimeve janë problemet e mëdha financiare me të cilat po përballet Cluji. Korenica, i cili luan në krah, mund të largohet për një shumë prej rreth 400 mijë…

Read More

Policia e Kosovës në veri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të raportuar më 20 gusht në Leposaviq.Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij gjatë kohës kur aty nuk ndodhej askush dhe kishin vjedhur 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari.Rasti është trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Mitrovicën e Veriut. Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, në bashkëpunim edhe me qytetarët, Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar.Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër vazhdon të jetë në kërkim.Në…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, foli për marrëdhënien e saj me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste për gazetën New York Times.“Është e qartë se, me Donald Trump, mendova se gjërat do të ishin më të lehta, duke pasur parasysh konvergjencën tonë mbi imigracionin dhe kulturën e zgjuar. Por gjërat dolën ndryshe”, tha Meloni për New York Times, duke paraqitur pikëpamjen e saj për marrëdhëniet e vështira që janë zhvilluar me kalimin e kohës midis qeverisë së saj dhe administratës së Uashingtonit.Në korrik, postimi i Trumpit për Melonin: ‘Nevojitet një urdhër kufizues’Tensionet midis dy qeverive arritën kulmin korrikun e…

Read More

Një burrë nga Florida ka thyer rekordin e tij botëror Guinness për gjuajtjen më të gjatë me një top të vogël basketbolli.Nicholas DeMarinis, i njohur si Nickybucketz, realizoi një gjuajtje të suksesshme nga një distancë prej 31.38 metrash.Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga vetë DeMarinis në mars, kur shënoi nga 30.99 metra.Ai mban gjithashtu rekordin për 232 gjuajtje radhazi të sakta me top të vogël basketbolli, të vendosur në shtator të vitit 2025.

Read More