Author: korrektpress

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski thotë se bisedimet po zhvillohen “nën radar” për të zhbllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë, por tha se nuk duhet ta zbulojë përmbajtjen e tyre sepse kjo do t’i dënonte ato me dështim.”Dallimi midis kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme është se ne nuk jemi të përgatitur të jemi të butë për çështjet që lidhen me identitetin, historinë, gjuhën dhe kulturën. Shpesh flasim për faktin se ka bisedime. Nuk duhet t’i ndajmë detajet e këtyre bisedimeve, sepse nëse fillojmë t’i ndajmë ato me publikun, atëherë i dënojmë me dështim. Por qytetarët duhet të sigurohen se qeveria…

Read More

Nga: Umberto Eco Vite më parë, tek shëtisja në Nju-Jork me një shofer taksie, pakistanez, emri i të cilit ishte i vështirë për t’u mbajtur mend, më pyeti se nga vija dhe iu përgjigja se vija nga Italia. Më pyeti për popullsinë tonë dhe u habit që jemi një popull kaq i vogël, por më shumë u habit kur i tregova se italianët nuk kanë gjuhën e nënës anglishten.Pastaj pyeti se kush ishin armiqtë tanë. Unë e pyeta me habi: “Si thatë, zotëri”? Taksisti më pyeti me durim se donte të dinte se me cilët njerëz kemi qenë në luftë…

Read More

Martin Garrix e nisi performancën e tij në natën e tretë të Sunny Hill Festival me një përshëndetje në shqip, duke fituar menjëherë zemrat e publikut në Prishtinë.“Mirëmbrëma Prishtina”, ishin fjalët e para të DJ-së dhe producentit holandez sapo u ngjit në skenën kryesore, një moment që u prit me brohorima dhe duartrokitje nga mijëra të pranishmit.Gjatë gjithë performancës së tij, Garrix nuk reshti së përmenduri Prishtinën, duke komunikuar vazhdimisht me publikun dhe duke e mbajtur atmosferën në kulm. Thirrjet e tij për qytetin shoqëroheshin çdo herë me reagime të fuqishme nga turma, e cila këndoi dhe vallëzoi përgjatë gjithë…

Read More

Sulmuesi shqiptar Liridon Latifi e ka nisur në mënyrën më pozitive aventurën e tij në futbollin e Kazakistanit.Latifi befasoi shumëkënd kur vendosi të nënshkruante me Kyzylzharin, por menjëherë ka filluar ta dëshmojë cilësinë e tij në fushën e lojës.Në katër paraqitjet e para me fanellën e skuadrës së re, 32-vjeçari ka realizuar dy gola dhe tashmë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke fituar besimin e plotë të trajnerit. Paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime edhe nga tifozët, të cilët presin që shqiptari të vazhdojë me të njëjtin ritëm gjatë pjesës së mbetur të sezonit.Edhe…

Read More

Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet kalim i pakët vranësirash.Temperaturat minimale do të luhaten nga 16°C në zonat verilindore dhe malore deri në 25°C në Tiranë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa krijuar probleme në zonat bregdetare apo ato të…

Read More

Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth.Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit.Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Read More

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga një tren në Pejë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës 05:35.“Rreth orës 05:35 Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një grua. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.Rrethanat dhe shkaqet e incidentit…

Read More

Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane: lajmi i rrejshëm shpesh është më i fuqishëm se e vërteta. Prandaj duhet të luftohet. Dhe lufta fillon në shkollat fillore. Vetëm qytetarët që dinë të bëjnë dallimin mes lajmit të rrejshëm dhe lajmit të vërtetë mund të jenë edhe shtetas të përgjegjshëm.Nuk dihet kush e nisi, por ditëve të fundit në Marok u përhap lajmi nëpër media sociale se nëse futesh nga deti duke notuar në eksklavën spanjolle Ceuta, atëherë Spanja është e detyruar të trajtojë kërkesën për azil. Kaq e thjeshtë nuk është, ndonëse një vendim i…

Read More

Transferimi i Mirlind Dakut te Spartak Moska ka shkaktuar reagime të forta edhe para zyrtarizimit të marrëveshjes.Grupi i tifozëve të Spartakut, “Crazy North”, ka dalë publikisht kundër afrimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, duke publikuar një fotografi me një pankartë fyese dhe një deklaratë me përmbajtje ofenduese ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.Në kanalin e tyre në Telegram, grupi ultras shkroi: “Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj transferimit të mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Ne mbështesim popullin vëlla serb dhe qëndrimi ynë ndaj ustashëve, si dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve, mbetet i pandryshuar”.Në anën tjetër, mesazhi në pankartë thuhet:…

Read More