KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Kosova ka kërkuar sqarim nga Komisionin Evropian dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, pas interpretimit të këngës serbe kundër Kosovës, në një aktivitet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së.

Pas kësa ngjarje kanë reaguar Jeton Zylfaj Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Agron Bajrami përfaqësues i Kosovës për bisedimet me Serbinë në nivelin e kryenegociatoresh dhe ambasador i Kosovës në Bruksel.

Zulfaj ka thënë se nacionalizimi serb nuk duhet të ketë vend në aktivitetet e Bashkimit Evropian, duke thënë se ndihen të indinjuar për atë cfarë ka ndodhur.

Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që është shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po shtypte popullin tonë, është interpretuar në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një aktivitet i Bashkimit Evropian për zgjerimin nuk mund t’i japë hapësirë nacionalizmit serb. Presim që Komisionerja Kos të shpjegojë se si ka ndodhur kjo, çfarë masash do të ndërmarrë për këtë çështje dhe pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.

Atë se çfarë ka ndodhur në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, e ka dënaur edhe Agron Bajrami.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.