KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është nderuar me certifikatën “Certificate of Congressional Recognition” nga kongresmeni amerikan Ken Calvert, në shenjë vlerësimi për rolin e tij në organizimin dhe mikpritjen e Peja Peace Forum 2026.

Mirënjohja, e datës 14 nëntor 2026, i është ndarë universitetit për kontributin në organizimin e forumit dhe përkushtimin në përfshirjen e të rinjve në edukimin për paqe dhe dialog.

Në certifikatë përmendet edhe rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi, ndërsa vlerësohet angazhimi i institucionit për t'i afruar studentët me çështjet e paqes dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në dialog, transmeton Klankosova.tv.

“Arsimi do të sjellë prosperitet”, thuhet në mesazhin e përcjellë përmes kësaj mirënjohjeje, së bashku me urimet për vazhdimin e sukseseve dhe ekselencës së universitetit.

Përmes bashkorganizimit të Peja Peace Forum 2026, Universiteti “Haxhi Zeka” krijoi mundësi për studentët dhe komunitetin akademik që të marrin pjesë në diskutime me përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë për paqen, dialogun dhe sigurinë njerëzore.

Ky vlerësim nga kongresmeni amerikan Ken Calvert përbën një njohje të rëndësishme për rolin e universitetit në promovimin e edukimit për paqe dhe fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më paqësore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.