KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet se gëlltiti një qese substancë narkotike, ndërron jetë 26 vjeçarja – u dërgua dy herë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit

Dyshohet se gëlltiti një qese substancë narkotike, ndërron jetë 26 vjeçarja – u dërgua dy herë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit

Një rast i rëndë është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku një 26-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë natës, pasi paraprakisht ishte dërguar në emergjencë me dyshimin se kishte gëlltitur një qese që mund të përmbante substancë narkotike.

Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren, përmes një njoftimi zyrtar, ku janë paraqitur detajet e trajtimit mjekësor të pacientes.

Sipas njoftimit, 26-vjeçarja ishte sjellë nga Policia e Kosovës në Emergjencën e spitalit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së kaluar.

Pas pranimit, asaj i ishin kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë radiografinë e traktit torako-abdominal, ultrazërin e abdomenit dhe ekzaminimin gjinekologjik.

Nga rezultatet e këtyre ekzaminimeve, sipas spitalit, nuk ishin evidentuar gjetje pozitive.

Pacientja kishte qenë në gjendje stabile shëndetësore dhe, pas vlerësimit mjekësor, ishte liruar nga shërbimi i emergjencës.

Megjithatë, siç thuhet në njoftim situata mori një kthesë tragjike vetëm disa orë më vonë.

“Rreth orës 00:45, e njëjta paciente është sjellë sërish në Shërbimin e Emergjencës, nga ekipi i Urgjencës dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pa shenja vitale. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të reanimimit kardiopulmonar (RKP), si dhe është konsultuar mjeku anesteziolog. Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, pacientja ka përfunduar me exitus letalis”.

Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

“Institucioni ynë shpreh keqardhje të thellë për këtë rast tragjik dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e pacientes. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit, theksojmë se të gjitha rrethanat që lidhen me këtë ngjarje duhet të trajtohen dhe sqarohen nga organet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale. Institucioni ynë mbetet i gatshëm për bashkëpunim të plotë me organet kompetente dhe për ofrimin e të gjithë dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.