Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e krizës energjetike, raporton GazetaBlic.
Përmes një reagimi, Zemaj ka thënë se gjatë seancës plenare deputetët kishin deklaruar se Kosova nuk kishte blerë energji nga Serbia dhe se nuk kishte krizë energjetike.
Megjithatë, ai tha se në fund ka pasur blerje, këmbime dhe ndërmjetësime të energjisë, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa furnizim me rrymë.
Zemaj e ka cilësuar Qeverinë si të paaftë dhe të korruptuar.
Burimi: gazetablic.com ↗

